Mësuesi 45-vjeçar, Bledar Duro është pezulluar nga detyra. Drejtoria e Shkollës “Sotir Gurra” ka marrë vendimin menjëherë pasi është njohur me denoncimin e dy të miturave.
Gjithashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.
Mësuesi Bledar Duro është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Korçës për ngacmim seksual. Dy 14-vjeçaret denoncuan rastin në polici të shoqëruara nga prindërit e tyre. Nga celularët e dy të miturave, policia ka zbuluar mesazhet e mësuesit të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.
Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar.
Burimet e siguruara thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prinderit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policine e Korçës
Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe me nxënëse të tjera të kësaj shkolle.
Aty dyshohet se kanë zbuluar dhe ngacmimin e dytë ndaj një nxënëseje tjetër.
Menjëherë pas njoftimit të policisë, drejtoria e shkollës ka pezulluar nga detyra mësuesin.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme’, citon policia.