Si e zhvati “Call Center-i” në Tiranë gjermanen/ I mori para për investime në Bitcoin, por…

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet 13 kompani “Call Center” në Shqipëri, pasi akuzohen se kanë përfituar shifra të mëdha parash duke i mashtruar për të investuar në bursë. E gjitha ka nisur nga kallëzimi që një grua nga Gjermania bëri tek autoritetet përkatëse. Gjatë një bisede telefonike, ajo ishte bindur që të investonte më thuajse 10 mijë euro në Bitcoin.

Sipas “Abc”, Janet Schafer, nga nëntori i vitit të kaluar deri në janar 2021, ka transferuar shumën totale prej 9,700 euro në llogari të një kompanie në Tiranë, por kjo vlerë nuk iu kthye asnjëherë. Nga hetimet e kryera rezultoi se paratë ishin tërhequr në Lituani.

Megjithatë telefonata ka qenë e regjistruar duke lejuar autoritetet shqiptare të ndjekin “IP” e internetit. Ky është 3qnjë rast por jo i vetmi, pasi ankesa ka pasur nga Holanda dhe Italia gjithashtu për të njëjtën arsye. Mëndohet se bëhet fjalë për një mashtrim me vlerë dhjetra milion euro.