Shushicë/Një javë pas protestës rikthehet uji, por banorët lajmërojnë sërish protestë

Banorët e Shushicës lajmërojnë sërish se do të dalin në protestë. Ata kanë pritur një javë me premtimin se uji do ti rikhehej për vaditje të djelën pasdite dhe vetëm të martën kanë parë ujë në kanalin vaditës. Por ndryshe nga cfarë prisnin sasia e ujit ka qenë minimale. Në një telefonatë për elbasanion një prej banorëve bashkë me kryeplakun tha se sasia që ka shkruar tek ata është vetëm 200 litra ujë që nuk mjafton për asgjë e jo për vaditje.
Ata janë në pritje të shtimit të sasisë së ujit në të kundërt paralajmërojnë një tjetër protestë edhe më të madhe se ajo e bërë një javë më parë.
Kanali vaditës Polis-Tudan është dëmtuar në një pjesë të tij, sipas banorëve nga kompania që po ndërton hidrocentralin e për pasojë u ndërpre uji per vaditje. Për disa ditë u punua nga bordi I kullimit për rikthimin e ujit por sasia ka lënë të pakënaqur banorët edhe pas pritjes njëjavore. Ata kanë parë të thahen të mbjellat për shkak të mugnesës së së ujit.