Një shtetas serb, I cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë shkruanë mediat serbe.
Sipas këtyre mediave thuhet se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët në Kosovë për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, shkruan radio serbe B92 në gjuhën serbe.
Ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.
Agjencia për sigurinë dhe Informacionit BIA do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe nuk ka dyshim se në territorin e Serbisë është rritur ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të inteligjencës dhe të gjitha agjencive të tjera nga jashtë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vijon media serbe.
