Shqiptarja që drejton sfidën Spanjë–San Marino U-21

UEFA ka bërë një tjetër vlerësim për arbitrazhin shqiptar, duke caktuar arbitren Emanuela Rusta për të drejtuar sfidën Spanjë U-21 – San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri–Serbi 2027”.

Për herë të parë, një arbitre shqiptare merr drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një arritje historike për arbitrimin shqiptar.