Shqiptarja në Itali lind fëmijën e 9-të pasi operohet në zemër

Një grua shqiptare në Itali, e cila, në javën e 36-të të shtatzënisë, iu nënshtrua një operacioni në zemër për shkak të një infarkti e më pas solli në jetë vajzën, 2.430 kg. Mediat e huaja raportojnë se nënë dhe vajza e sapolindur janë në spital dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Gruaja, në shtatzëninë e 16-të, me nëntë fëmijë të lindur e shtatë aborte, u shtrua në spital në gjendje kritike, ishte duke kaluar infarkt kardiak dhe kishte dhimbje të mëdha.Ajo iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje tepër të ndërlikuar, kryer nga doktoresha Adele Pierri që arriti të hiqte me sukses një masë solide gjaku në një arterie kryesore.

Pasi u stabilizua nga ana kardiologjike, pacientja u transferua në repartin e shtatzënive në rrezik, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili, së bashku me doktor Francesco Marino, drejtor i spital obstetrik gjinekologjik, kreu një ndërhyrje cezariane për të lejuar lindjen e vajzës.