Shqiptarët zhyten në kredi, marrin 238 mln € për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej vitit 2015!

Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.