Shqiptarët , të parët në rajon për shpenzim ushqimesh !

Familjet shqiptare kryesojnë në Europë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shpenzimet që kanë për të blerë ushqime në muaj.

Në Europë, familjet harxhojnë mesatarisht 13.6% për ushqime në muaj apo tre herë më pak. Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi me më shumë shpenzime në këtë drejtim, ndërsa më të ulëtat i ka Serbia me 24%.

Në Bashkimin Europian shpenzimet më të larta me 24% janë për “banesën, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera”, ndjekur nga ushqimet, ndërsa grupi i tretë më i madh janë shpenzimet për transportin. Këto grupe përbejnë gjysmën e shpenzimeve të familjeve europiane.

Ndërkohë që në Shqipëri, gjysmën e shpenzimeve e përbëjnë pikërisht ushqimet dhe pagesat për faturat e shtëpisë.