Shqipëria përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Rreth 10 makina janë bllokuar për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit. Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve.

Baypasi i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë. Rruga Peshkopi – Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi, dhe trashësia arrin deri në 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.