‘Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës’! Rama reagon për protestën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” për protestën e opozitës.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama, duke postuar një foto nga bombardimi i Iranit dhe një tjetër nga molotovët në rrugët e kryeqytetit shqiptar.