ITALI – Kombëtarja shqiptare u mund 0-3 në miqësoren e Italisë nga Kili, në ndeshjen test për përgatitjet e inaleve të kampionatit europian Gjermani 2024.
Nuk kanë arritur të bëjnë difertencën kuqezinjtë përbllë skuadrës amerikano latine e cila që në pjesën e parë arriti të zhvlloikoi ndeshjen me Eduardo Vargas.
Në të dytën trajneri brazilian Sylvinho u përpoq të ndryshonte diçka duke i aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët që kishte grumbulluar, por përveç disa shkëndijave, situata me rezultatin u përkeqësua pasi kuqezinjtë pësuan edhe dy gola të tjerë.
Në minutën 83-të Bolados shënoi golin e dytë, ndërkohë që të hedhur të gjithë sulm për të gjetur një gol të vetëm në këtë ndeshje dhe për të gëzuar mijra tifozë që kishin shkuar për ti mbështetur, pësuan edhe golin e tretë.
Në minutën e 90-të Zavala çon në 3-0 shifrat e ndeshjes duke vulosur humbjen e dytë të Sylvinhos nën drejtiminm e kuqezinjëve dhe të parën në një miqësore.
Kjo disfatë ishte e para e kuqezinjëve pas 8 ndeshjesh të suksesshme në kualifikueset e kampionatit Europian. Tashmë Shqipëria do të zbresë në fushë 3 ditë më pas, në miqësoren e dytë të marsit, atë që do të luaj në Sudedi me vendasit më 25 mars.













