43 vjeçari Andrea Dervishi që mbeti i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit është shpëtuar nga forcat RENEA. Ai u bllokua në një thellësi prej 200 metrash dhe kaloi gjithë natën në shpellë. Ditën e sotme është bërë i mundur lokalizimi i tij dhe u gjet në gjendje të mirë shëndetësore nga forcat Renea.
Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por nuk u arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim. Dervishi dhe disa shokë të tij kishin shkuar pranë kësaj shpelle. 43 vjeçari zbriti i vetëm në shpellë. Kur nuk po kthehej shokët e tij u shqetësuan dhe lajmëruan policinë.
