SHKODËR- Viktima i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të panelit të matësave të energjisë elektrike, në hyrjen e një pallati në Shkodër është identikuar. Ai është Hysni Ymeri 55 vjeç. Ymeri humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sipas bluve rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër













