Shpërthimi i autobotit në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia: Janë lënduar dy punonjës të karburantit, ndodhen në spital! Zjarri është shuar

Më tej bëhet me dije se nga shpethimi janë plagosur dy persona të cilët janë punonjës në karburantin ku ndodhi shpërthimi. Të plagosurit janë identifikuar si 20-vjeçari me inicialet Xh. K. dhe 35-vjeçari E. P. Policia bën me dije se të dy të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.

DURRËS- Një autobot karburanti ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka dalë më një reagim zyrtar ndërsa kanë bërë më dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një karburant.

Më tej bëhet me dije se nga shpethimi janë plagosur dy persona të cilët janë punonjës në karburantin ku ndodhi shpërthimi. Të plagosurit janë identifikuar si 20-vjeçari me inicialet Xh. K. dhe 35-vjeçari E. P. Policia bën me dije se të dy të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.

Gjithashtu raportohet se zjarri është fikur dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë;

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.