Gazetarja e njohur Anila Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ku shtetasi Zyhdi Shehu, goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho.
Sipas saj, institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private , duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo.