BERAT- Administratori një guroreje në Dimal të Beratit është proceduar penalisht. Bëhet fjalë për A.Ç 51 vjeç, administrator i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve (gurore), në fshatin Pashalli.
Bëhet me dije se para dy ditësh në subjektin e 51-vjeçarit janë kryer shpërthime me lëndë plasëse ku për pasojë janë dëmtuar disa banesa aty pranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat.
Njoftimi i policisë:
DVP Berat
Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Fier, administrator i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve (gurore), në fshatin Pashalli, pasi dyshohet se më datë 21.09.2024, në subjektin e tij, janë kryer shpërthime me lëndë plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar disa banesa në këtë fshat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.