Shpërthim me tritol gjatë natës në Tiranë, çfarë ndodhi në kantierin e ndërtimit

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në bulevardin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi. Blutë bëjnë me dije, se nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar në njerëz.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit