Shpërthim me lëndë plasëse në dritaren e një servisi motorësh

Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes.

VLORA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur në një dyqan motorash në dritare.

Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes. Edhe pse shpërthimi ka tronditur qytetin në mbrëmje, policia bën me dije se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

vlora