Elbasan, 1 Maj 2025 – Një shpërthim i vogël ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël lënde plasëse. Në momentin e shpërthimit, në banesë nuk ndodhej asnjë person, dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
