Një shpërthim me eksploviz ka ndodhur pak pak mesnatës në Kamëz. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
