Shpërthen zjarr në nëstacionin elektrik të Korçës

Zjarr në nëstacionin elektrik të Korçës.

Avaria ndodhi në nëstacionin në lagjen 18 të qytetit.

Si pasojë e një difekti në një transformator është ndërprerë energjia.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar reparti zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve. Transformatori ka qenë i tejnxehur.

Mësohet se 1/3 e qytetit ka mbetur pa energji.