Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të tunelit të Elbasanit.
Nga pamje shihen flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi.
Zjarri ka shkaktuar radhë me automjete.
Ky është një rast i përsëritur në tunelin e Kërrabës.
