Shpërblimi për pensionistët: Mesazhi i Kryeministrit për kandidatët e tij

Kryeministri i vendit doli sot me një vendim për dhënie shpërblimi në maj për pensionistët me vlerën 5 mijë lekë. Ky shperblim vjen në kulmin e fushatës për zgjedhjet vendore. Ne fakt pensionistet jane ata qe votojne me se shumti te majten por siç duket per shkak te rritjes se cmimeve dhe veshtiresive ekonomike edhe kjo shtrese eshte ne lekundje.

Cili ishte mesazhi i këtij vendimi?

Ashtu si e lexoj unë është se makineria shtetërore, mjetet dhe mundësitë mund të përdoren gjerësisht edhe në shkelje të ligjit.

Kodi zgjedhor nuk është i rëndësishëm dhe është thjesht një makinacion apo kinezëri e partive siç e quajti ai. Respektimi i tij dhe mijëra fondet që BE, Britania e Madhe dhe SHBA kanë investuar dhe po investojnë edhe në këto zgjedhje, nuk kanë rëndësi pasi rëndësi ka që këto zgjedhje të fitohen nga kandidatët e majtë pavarësisht konsumit politik, alternativës përballë dhe mundësisë që qytetarët të zgjedhin.

Sot PD në Elbasan denoncoi me video se makineritë janë në punë për të mbyllur punë të vogla që janë lënë pikërisht në prag fushate.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë:

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas

zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat

parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që

parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose

heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të

shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Njëkohësisht Kodi Zgjedhor ndalon fushatën e administratës  gjatë orarit të punës. Fushata online e punonjësve të institucioneve shkel totalisht nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të

parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me

përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i

administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi

i  detyruar  dhe  i  organizuar  brenda  orarit  mësimor  i  nxënësve  të  sistemit  shkollor

parauniversitar  në  fushatë  zgjedhore.  Me  përdorim  të  burimeve  njerëzore  kuptohet

gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë

pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si

dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim.

 

Pse nuk reagon Komisioni? Duket se funksioni i këtij organi nuk është pavarësia dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. B. Nergjoni