Shoferja përplaset me murin rrethues, makina kthehet përmbys

LEZHË- Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hënë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë pranë ishull-lezhës.

Një automjet i drejtuar nga një grua u përplas me murin rrethues të një banesë e më pas u përmbys. Shoferjamori lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.