Një tjetër zjarr ka shpërthyer në qytetin e Librazhdit, ku një minimarket është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka përfshirë një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve edhe në banesat përreth.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë, duke arritur të izolojë dhe fikë flakët, që mund të kishin shkaktuar dëme edhe më të mëdha. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Ky incident vjen pak ditë pas një zjarri tjetër në Gramsh, ku një banesë u shkrumbua si pasojë e një ngrohësi elektrik. Hetimet për të dyja ngjarjet janë në vazhdim.














