Në disa qendra votimi të Vlorës janë raportuar shkelje të privatësisë së votuesve. Komisionerë të Partisë Socialiste janë kapur duke mbledhur dhe shpërndarë informacione mbi identitetin e personave që kanë votuar, duke cenuar rregullat e sigurisë zgjedhore.
Raportimet e Syri TV tregojnë se në shumë qendra votimi, disa komisionerë kanë diskutuar me të tjerë mbi kush ka kryer votimin, duke bërë publike të dhëna që duhet të mbeten konfidenciale.













