Shkaktoi zjarr nga pakujdesia, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar në Peqin

Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në Peqin.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin identifikuan autorin e dyshuar të një rasti zjarri në fshatin Bishqem, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në fshatin Bishqem, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 2 hektarë sipërfaqe toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.