Shitjani futbollin qytetit z. kryetar!

Nga Artur Zekthi

Në 2 Gusht te vitit 2021 me inisiativen e z.Gledian Llatja, Kryetarit i Bashkisë, Këshilli i Bashkisë Elbasan miratoi krijimin e Akademise se Futbollit Elbasani si një aset që i shtohej traditës se zhvillimit të sportit të një qyteti, që u njoh me lojën e topkembes, ne mengjeset e fillimshekullit te XX.
Një vendim ky sa i mbështetur e i perkrahur nga sportedashesi i ndershme elbasanas, aq edhe i anetemuar nga ajo pjesë e tifoserise tradizionale te qytetit që nuk kishte mundur ende te kthjellohej mbi makinacionet e shitjes pa nam e nishan te historisë se klubit historik te qytetit, KS Labinoti e me pas F.K. Elbasani, kampion kombëtar në edicionet futbollistike 1984 dhe 2006.
Pushtetaret që kishin ngrohur karriken qeverisëse te Bashkisë para Llates, se bashku me xhambaze te ketij sporti në qytet dhe në FSHF, tashmë, kishin mundësuar trafikimin e futbollit të një qyteti me skema mafiose shitjeje sikur te kishin qene në pronat e babes se tyre, kompanise Mancester Grup e cila asnjëherë nuk u kuptua nga erdhi dhe sa para depozitoje per kete transaksion financiar. Prej asaj periudhe futbolli elbasanas heshti se ekzistuari jo vetëm në historinë e traditen e tij por edhe në kulturën sociale te një popullsie aq te lidhur me këtë sport. Heshtem te gjithe dhe vazhduam te vetgenjehemi nga Sejdini, Laze e FSHF sikur klubi tradizional vazhdonte te ekzistonte ne te njejten kategori konkurrimi, logo, drejtues – pronar, vit themelimi etj. Sportedashesit, traineret, zyrtaret bashkiake dhe te zgjedhurit , heshtnin si bashkepuntore në këtë krim vrasjeje per sportin e një qyteti.
A.F.Elbasani, shenonte tashmë fillesat e lindjes se një tjetër klubi në qytet, një tjetër shpresë, një tjetër enderre, gatuar pikerisht nga duart e pergjakura te te njejtes kaste pushtetmbajtesish që kishin denuar me vdekje memorien dhe traditen e një qyteti. Perseri u investuan parate publike pasi Pont Pilati i qytetit ra nga pushteti dhe i lau duart nga krimi që kishte kryer në bashkëpunim per futbollin e qytetit.
Llatja pranoi ti hyje një tjetër aventure në një fushë ku nuk është ekspert dhe që dikur, ata që ua besoj zhvillimin e A.F.Elbasanit, do ta orjentojnë atë drejt komercializmit sportiv. Pasi shpenzoi 2 vjet rrjesht paranë publike, në edicionin 2023 – 2024, A.F Elbasani ngjitet në kategorinë e pare dhe klasifikimi si sport profesionist, ligjerisht nuk ja lejon Bashkisë pronare e klubit, investimin publik në një shoqërie sportive profesioniste me 100% kapitale shtetërore ndaj banda që qëndron pas kësaj afere kerkon që tu falet kjo foshnje e sapo lindur dhembeve te një mekanizmi mafioz që futbollin e sheh si një proces ku pastrohen e prodhohen te tjera para me burime te pista.
Z.Kryetar i Bashkisë! Ka vetem nje mundesi qe krijesa juaj A.F.Elbasani ti shpetoje shkaterrimit prej sistemit. Shitjani futbollin qytetit dhe qytetareve tuaj. Ky do të ishte veprimi me i drejtë e me i ndershme per nje Kryetar Bashkie që sapo u mandatua per te riqeverisur një qytet që vërtet mban mbi shpine, por kurrë nuk harron. Ndaj shitjani futbollin qytetit è qytetareve tuaj që dikur fëmijët tuaj të ndjehen krenar per vepren tuaj. Shitjani futbollin atyre që u takon, qytetareve dhe fëmijëve të tyre se kjo do tju lartësoj.