Shifër stratosferike/ Shitet 7.8 milionë dollarë fanella e Botërorit të Lionel Messit

SHBA – Nuk kanë fund çmenduritë që po bëjnë njerëzit për të qenë përfitues të një sendi të momenteve më të mëdha në historinë e futbollit. Prej kohësh tashmë fanellat e sportistëve, apo futbollistëve kanë një faqe të dedikuar për ankande dhe sigurisht që më kryesoren e zën fanellat e futbollistëve pjesëmarrës në ngjarje të mëdha, klubesh apo përfaqësuesesh.

Çmenduria e rradhë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose më saktë nga New York, ku prej verës së shkuar futbolli po ndiqet edhe me më tepër interes pas transferimit të Lionel Messit tek Inter Miami. Megjithatë çudia këtë herë lidhet me fanellën e tij me të cilën u shpall për herë të parë dhe të vetme kampion bote. Bëhet fjalë për fanellën e Argjentinës që Lionel Messi veshi në Qatar gjatë Kupës së Botës. Kjo fanellë arriti shifrën e çmendur në ankand të 7.8 milionë dollarëve pak orë më parë.

Tingëllon e çuditshme, por prej kohësh tashmë firma Adidas që sponsorizon fanellat e Inter Miamit, nuk ka më në gjendje numrin 10 që mban Lionel Messi dhe për këtë duhet bërë vetëm porosi dhe mbi të gjitha duhet të mbash një rradhë të gjatë për ta përfituar. Deri më tani kishim dëgjuar vetëm për çmendurinë arabe me trtansferimin e Cristiano Ronaldos, por me sa duket nuk paskemi pare gjë akoma.