Shfrytëzonte për prostitucion të miturën, zbulohen detaje tronditëse në telefonin e mjekut 42-vjeçar

Dalin detaje të reja tronditëse pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar Dervish Hasi në Tiranë, i cili akuzohet se shfrytëzonte si prostitutë një vajzë 16-vjeçare.

Hasi i cili njihet si praktikant i një xhamie në “Rrugën e Kavajës” kishte edhe tre gra të tjera, dhe i kishte premtuar 16-vjeçares se ajo do të ishte gruaja e tij e katër.

Mësohet se mjeku 42-vjeçar i kishte premtuar adoleshentes se së shpejti ajo do të bëhej gruaja e tij. Gjithashtu mjeku kishte filluar të kishte marrëdhënie me të miturën që kur ajo ishte 14-vjeçe, madje për këtë kishin dijeni edhe prindërit e saj.

Por ajo që e bën edhe më tronditës ngjarjen e sotme është se mjeku 42-vjeçar e shfrytëzonte 16-vjeçaren për orgji, ku bashkë me tre gratë e tjera kryenin marrëdhënie.

Policia ka zbuluar në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një  grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.