Shfrytëzonte 3 gra për pr*stitucion në lokalin e saj, arrestohet “tutorja” në Tiranë

Një tutore 52-vjeçare, është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte tre vajza për pr*stitucion në lokalin e saj në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Sipas uniformave blu, 52-vjeçarja Lindita Skura, shfrytëzonte për pr*stitucion me klientë të ndryshëm të lokalit, 20-vjeçaren Mimoza Brace, si edhe dy shtetaset me iniciale O. B., 34-vjeçe, dhe M. Dh., 19-vjeçe.

Pas hetimeve, është vendosur në pranga menaxherja e lokalit për veprat penale “Pr*stitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si edhe 20-vjeçarja Mimoza Brace për veprën penale “Prostitucioni”.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për pr*stitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim pr*stitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.