Reperi Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas përleshjes që ndodhi në një klub nate në Pejë.
Ai po kërkohet për shkak se dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit.













