ANGLI- Autoritetet britanike kanë vënë në pranga dy persona në lidhje me vrasjen e një personi në Gravesend. Mësohet se mës të arrestuarve është edhe një 25-vjeçar shqiptar. I arrestuari i dytë është një grua 31-vjeçare letoneze. Ata dyshohet se janë autorë të vrasjes së regjistruar të martën pas një sherri jashtë një shtëpie në Augustine Road.
Viktima u gjet i plagosur me thikë dhe u dërgua në spital por nuk arriti tu mbijetontë plagëve. Shahim Bulica dhe Erika Korska u arrestuan rreth mesnatës të enjte. Ata janë në paraburgim dhe do të paraqiten në Gjykatën Medëay Magistrates të hënën. Një burrë tjetër, 33-vjeçar nga Gravesend, i cili gjithashtu ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen, është liruar pa akuza.
