Sherr në burgun grek, shqiptari qëllohet disa herë me thikë

Sherr me thika në burgun grek.

Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në vendin fqinje ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28-vjeçar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52-vjeç duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.