Sherr mes adoleshentësh në bulevardin ‘Aqif Pasha’, policia arreston 17-vjeçarin me thikë

Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në bulevardin ‘Aqif Pasha’ në Elbasan. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar një të ri me thikë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka kanosur me fjalë një 16-vjeçar. Policia, gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit, gjeti një mjet prerës (biçak), të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njofton policia.