Dy të rinj janë konfiktuar me njëri-tjetrin në Shkodër, sherr i cili më pas ka agravuar në përdorimin e thikave.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Skëndërbeg’ dhe dyshohet se Anton Gjergji, 26-vjeç, ka plagosur me thikë Amrandio Gjokën 22-vjeç banues në fshatin Hot i Ri. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
‘Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.’- njofton policia.
