TIRANË- Ka degraduar në përdorimin e thikës një konflikt në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i identifikuar si Mirel Ishka. Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni.
Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.
