Sherr me thika mes të rinjsh në Elbasan, vdes njëri vëlla, tjetri në gjendje të rëndë

Një sherr me thika mes disa të rinjsh ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ku si pasojë e përleshjes janë plagosur 2 vëllezër, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet që shkaqet dhe rrethanat të zbardhen në vijim.