Sherr me thika mes disa personave, 4 në spital

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me katër të plagosur me thikë në zonën e Bathores, në periferi të kryeqytetit.

Sipas raportimit të gazetarit Xhuljan Ferzaj, persona të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 5 për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Raportohet se të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në orët në vijim.