LIBRAZHD- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Mësohet se një 34-vjeçar ka dhunuar një 48-vjeçar me grushte për motive të dobta. I riu është proceduar penalisht nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.













