Sherr me grushte mes deputetëve në Kuvend (Video)

TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin që dy deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht ishte deputeti socialist Sina që po fliste për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe deputeti demokrat i ka mbyllur mikrofonin. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, pas fikjes së mikrofonit të Sinës nga deputeti demokrat Bledion Nallbati, ka nisur përleshja fizike.

Sina ka tentuar që t’i gjuaj me grusht Nallbatit në këtë moment por goditjen dolën huq. Më pas me shpejtësi kanë ndërhyrë deputetët e tjerë për ti ndarë. Ndërkohë që drejtusja e seancës Lindita Nikolla ka vendosur 5 minuta pushim që të qetësohet gjendja.