Teksa po diskutohen disa projektligje të rëndësishme, deputeti i PD Gazmend Bardhi dhe zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja janë përplasur ashpër me njëri tjetrin.
Në debatin me deputetin e PD, Bejtja i është drejtuar Bardhit, duke thënë se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.
Gjendja ka agravuar dhe Bardhi ka kërkuar që Bejtja të dalë jashtë mbledhjes.
Bejtja -Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan
Bardhi- Bejtjes: Ik more hajdut, dil përjashta
Pas një ndërprerje të shkurtër , mbledhja ka rinisur sërish.
