Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Fëmija ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë.
Për shkak të gjendjes së rënduar në 18 tetor ai u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.