Shërbimet kalojnë online por administrata rritet, çfarë e bën të lakmueshme

E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave. E premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës.
Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë.
Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje.Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm.
Ndërsa në krahasim me tremujorin e katërt 2022, numri i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Në krahasim me pesë vjet më parë janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë.