Shënojmë golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, por Italia na përmbys për 5 minuta

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Itali-Shqipëri me rezultatin 2-1.

Filloi në mënyrë perfekte “EURO 2024” për Kombëtaren tonë. Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë ndaj Italisë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos.

Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Europianëve.

Por, reagimi italian ishte i furishëm, me dy gola brenda 5 minutash (11’ dhe 16’), me autorë mbrojtësin Bastoni dhe mesfushorin Barella.