IKMT ka kryer mëngjesin e kësaj të hëne demolimin me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh me strukturë beton-arme, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Për realizimin e operacionit u hapën 410 furnela, u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe u vendosën 32 kilogramë lëndë plasëse. Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.
Si pjesë e masave të sigurisë, aksisi rrugor Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike në zonë u ndërpre 15 minuta para shpërthimit. Operacioni u shoqërua nga prania e mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit përkatës për të garantuar reagimin e menjëhershëm në rast emergjence.
Demolimi u krye me sukses, duke shmangur çdo incident dhe duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë.














