Një rrëshqitje masive gurësh ka bllokuar të gjithë aksin rrugor Klos-Bulqizë. Mësohet se këtë mesditë, si pasojë e shirave të dendur e motit të keq të regjistruar një ditë më parë, në këtë aks rrugor ka gurë të mëdhenj që kanë bllokuar të gjithë rrugën. Për pasojë, kalimi i mjeteve është totalisht i pamundur. Të gjithë udhëtarët që do të duan të përshkojnë këtë rrugë, duhet të zgjedhin një tjetër aks.
