Shantazhonte dhe kërcënonte 39-vjeçaren në këmbim të 50 mijë eurove, arrestohet 44-vjeçarja në Sarandë

SARANDË – Zyhra Korra 44 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kishte shantazhuar dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale 39-vjeçaren nga Saranda është arrestuar ditën e sotme nga policia. Policia tha se Korra i kishte marrë 39-vjeçares nga Saranda shumën prej 5 mijë eurosh, ndërsa tentonte sërish që përmes kërcënimëve dhe shantazheve ti merrte edhe 50 mijë euro të tjera.

Policia ka arrestuar Korrën, ndërkohë që mbi 44 vjeçaren rëndon akuza penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Nuk dihet ende arsyeja pse Korra kërcënonte 39-vjeçares nga Saranda, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:

Zyhra Korra 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme