Shantazhi në rrjetet sociale, rriten krimet kibernetike në Elbasan, shumica e viktimave vajza

Për shkak të rritjes së numrit të denoncimeve për krimet kibernetike tashmë në drejtoritë vendore të policive është krijuar seksioni i posaçëm që do të merret me hetimin e këtyre denoncimeve.

Një e tillë ndodhet edhe në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit, e cila ka hetuar dhe zbuluar disa raste. Një nga specialistët e këtij sektori Bledar Debrova ka treguar se në vitin që lamë pas janë denoncuar gjithsej 11 raste nga qytetarët për keqpërdorimin e të dhënave të tyre në rrjetet sociale.

“Në vitin që lamë pas kemi pas gjithsej 11 raste ku qyetarët kanē ardhur dhe kanë paraqitur kallëzimin e tyre në zyrat tona në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave të tyre në rrjetet sociale.Doja të veçoja dy  raste që kemi pasur së  fundmi, një rast është që ka ndodhur në  Librazhd ku janē keqpërdorur të dhënat e një shtetase dhe pas veprimeve hetimore është shpallur në kërkim autori.Një rast tjetêr është në fund të vitit që lamë pas ku është bërë arrestimi në flagrancë të njē shtetasi që kishte krijuar njē numër të lartë profilesh në rrjetet sociale duke keqpërdorur të dhënat e një personi”,u shpreh specialisti Bledar Debrova

Personat që bien preh e këtyre krimeve, në shumicën e rasteve janë të rënduar nga ana psikologjike dhe emocionale dhe  kërkojnë përkrahje dhe trajtim nga psikologët.

Në shumicën e rasteve personat që kanë rënë preh e abuzimit kibernetik, referuar materialeve të hetuara nga policia e Elbasanit, janë femra të moshës mbi 25 vjeçe.