Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit K. T., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.













